Tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 680 të tjerë janë plagosur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë dhe Sirinë.
Sipas mediave turke thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra.
Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë tronditën Turqinë dhe Sirinë, duke lënë të vdekur mbi 46 mijë njerëz.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njofton se nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi.
Njëkohësisht ai bëri thirrje banorëve të mos qëndrojnë në ndërtesat e rrezikshme.
Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ai masë paraprake janë evakuuar pacientët e spitalit shtetëror Isakenderun.
Në fushat aty pranë u ngritën tenda për të evakuuarit, ndërsa 9 pacientë që ndodheshin në reanimacion u transferuan në një spital tjetër.
Njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar nga lëkundjet, por deri më tani nuk dihet nëse ka viktima.
Top Channel