Sërish pamje tronditëse nga Turqia pas lëkundjeve të tjera, frikë dhe panik në rrugë (Video)

21/02/2023 11:06

Turqia sërish po përballet me tërmete të tjerë të fuqishëm.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë sërish për njerëzit e bllokuar nën rrënoja në Turqi pasi një tërmet tjetër goditi vendin, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Një lëkundje me magnitudë 6.4 goditi qytetin e Antakias pranë kufirit me Sirinë, vendi ku tërmetet masive shkaktuan mijëra viktima më 6 shkurt.

Tërmetet e mëparshme vranë mbi 46,000 njerëz në Turqi dhe Siri dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Ndërtesat e dobësuara nga këto lëkundje u shembën në të dy vendet të hënën.

Agjencia turke e Fatkeqësive dhe Emergjencave thotë se tërmeti 6.4 ka ndodhur në orën 20:04 me orën lokale (17:04 GMT) në një thellësi prej 10 km.

Kjo u pasua nga një pasgoditje 5.8 tre minuta më vonë dhe 31 lëkundje të mëvonshme që nuk ishin aq të rënda.

Ministri i Shëndetësisë, Dr Fahrettin Koca, tha se 294 persona janë lënduar, 18 prej tyre në gjendje të rëndë.

Mendohet se numri i të vdekurve ka qenë relativisht i ulët këtë herë, sepse tërmeti goditi në një zonë që ishte kryesisht bosh pasi u godit  nga tërmeti i 6 shkurtit.

Raportet nga qyteti i Antakias flasin për frikë dhe panik në rrugë, ndërsa ambulancat dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin në zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë ishin shembur.

“Mendova se toka do të çahej nën këmbët e mia”, tha banorja Muna al-Omar për agjencinë e lajmeve Reuters, duke qarë ndërsa mbante djalin e saj shtatëvjeçar.

Ajo kishte qenë në një tendë në një park në qendër të qytetit kur ranë tërmetet e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA