Lionel Scaloni ishte i ftuar special në Qendrën Sportive, Coverciano me teknikun argjentinas që bisedoi gjatë me kolegët e tij në futbollin italian.
Një pjesë e mirë, ishte edhe rreth suksesit të Albicelesteve në Botërorin e Katarit, ku Lionel Messi me shokë ngritën në qiell trofeun e shumë ëndërruar për të gjithë popullin argjentinas.
Tekniku 44-vjeçar u shpreh se pas triumfit “fshihej” një komunikim shumë i mirë mes stafit, lojtarëve dhe tifozëve. Ndër të tjera, Scaloni theksoi se Messi e ka “derën të hapur” edhe për Botërorin e vitit 2026.
Messi në 2026-tën? Nëse do të luajë në Botërorin e ardhshëm apo jo, është një vendim që i takon Messit. Nëse do të jetë mirë fizikisht dhe trupi do t’i përgjigjet, unë e pres”, u shpreh Scaloni.
Top Channel