Punonjësit e emergjencave luftojnë zjarret e rindezura pyjore në Kili (fotot)

21/02/2023 19:14

Zjarrfikës nga punonjësit e emergjencave të Spanjës përballeshin sot me flakët në pyjet Santa Ana, në Kili, ku qeveria tha se katër vatra të reja janë shfaqur në afërsi të zonave të banuara jugore.

Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe rreth 5000 kanë mbetur të pastrehë që prej nisjes së valës së zjarreve 10 ditë më parë.

Autoritetet thanë fillimisht se flakët ishin nën kontroll por prej 17 shkurtit u rikthyen temperaturat e larta dhe erërat që risollën zjarret në zonat jugore duke shkaktuar qindra evakuime.

“Kemi zjarre shumë komplekse. I pari është ai në Santa Ana që ka avancuar mbi disa kodra dhe ka sjellë evakuimin e disa sektorëve”, tha Daniela Dresdner, përfaqësuese e rajonit jugor Bobío.

Vala e zjarreve ka shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe rreth 5000 zjarrfikës janë mobilizuar, si nga vendi dhe shtete mike si Argjentina, Spanja, Franca, Meksika e Venezuela.

Të tjera zjarre po digjen në zonat fqinje të Hualqui, Los Angeles e San Onofre.

“Do të duhet të ndërtojmë barrikada mbrojtëse nga zjarri për qytetet e qendrat e banuara,” shtoi Dresdner duke thënë se shumë njerëz refuzonn të evakuoheshin prej frikës së vjedhjeve.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA