Porti i Durrësit/ Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 36-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

21/02/2023 11:27
Foto ilustruese

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy persona në Portin e Durrësit.

Dy persona nga Kosova janë vënë në pranga, pasi tentuan të kalonin kufirin në Portin e Durrësit me dokumente të falsifikuara.

Të arrestuarit janë 36-vjeçari me iniciale L. M. dhe personi i cili i ka dhënë diokumentat e falsifikuara, 55-vjeçari me iniciale R. B.

Pas kontrolleve të kryera nga policia kufitare u konstatuan diokumentat e falsifikuara.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” për 36-vjeçarin dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” e “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për bashkëpunëtorin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA