Plagoset me thikë 19-vjeçari në Tiranë, të paqarta rrethanat
21/02/2023 22:02
Një 19-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjara ka ndodhur në rrethana të paqarta rreth orës 21:00 në afërsi të fushës “Ali Demi” në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur 19-vjeçar me inicialet O. Sh.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Top Channel