23/11 20:33
Neymar dëshiron të qëndrojë në Paris, edhe në qoftë se miku i tij më i mirë Lionel Messi largohet nga klubi në verë.
Ylli brazilian ka një kontratë të vlefshme me kampionët e Francës deri në vitin 2027 dhe pavarësisht se drejtuesit e klubit duan ta “heqin qafe”, është vetë lojtari që preferon qëndrimin në “Parc des Princ”.
Mediat franceze bëjnë me dije vendimin e 31-vjeçarit dhe këto raportime vijnë menjëherë pasi në mediat botërore në ditët e fundit është përfolur së tepërmi e ardhmja e brazilianit.
Së fundmi, kampionët e Francës u rikthyen te fitorja pas një mini krize që kaluan, ndërsa në fundjavë do të kenë një tjetër ndeshje vendimtare në Ligue 1 përballë Marseille.
Top Channel