Moti i keq ‘godet’ fruta-perimet/ Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar përballen me mungesë domatesh

21/02/2023 11:22

Furnizimi me disa fruta dhe perime, përfshirë domatet, në supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar është ndërprerë nga moti i keq në Evropë dhe Afrikë.

Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë (BRC) tha se të korrat ishin goditur nga kushtet e vështira të motit.

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të shumta të rafteve bosh nëpër supermarkete. Por mungesa e domateve duket se është më e rëndësishme.

Burimet brenda industrisë kanë pranuar se ka pasur sfida të përkohshme të furnizimit.

Një pjesë e konsiderueshme e domateve që konsumohen gjatë muajve të dimrit prodhohen në Marok dhe në Spanjën Jugore. Të dy rajonet kohët e fundit janë prekur së pari nga moti i ngrohtë, i cili ndikoi në rendimentet e të korrave, më pas nga një ftohje e motit që kërkon kohë më të gjatë të pjekjes së tyre.

Mungesa e domateve ka prekur markete dhe biznese të ndryshme, ku po ashtu kastravecat ishin të kufizuar në furnizim ndërsa specat nuk po piqeshin. Si pasojë janë rritur edhe çmimet.

Top Channel