Emri i Ansu Fati përfundoi në merkato teksa nga larg dukej se Manchester United po interesohej për sulmuesin.
Në fakt, një opsion i tillë nuk u pranua kurrë nga ana e sulmuesit, por as nga trajneri Xavi Hernandez i cili këmbëngul se 20-vjeçari është një element i rëndësishëm për organikën e së tashmes dhe së ardhmes tek blaugranat. Së fundmi, edhe vetë Ansu Fati “hedh poshtë” zërat e merkatos duke theksuar se ai është me fat që bën pjesë në një klub si Barcelona.
“Jam me fat që luaj për Barçën, dhe ndonjëherë mendoj se kam bërë shumë pak për t’ia shpërblyer klubit atë që ka bërë për mua. Tani ndjehem në 100% sa i takon kondicionit fizik dhe kam shumë dëshirë të përballem me atë që sjell e ardhmja. Kam një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe shpresoj që jo vetëm të qëndroj deri atëherë, por edhe përtej vitit 2027. Dëshira ime është të qëndroj për shumë kohë te Barcelona”, u shpreh Ansu Fati.
Këtë sezon, sulmuesi është aktivizuar në 20 ndeshje të La Liga-s për Barçën duke shënuar edhe tre gola teksa minutat për të kanë qenë paksa të limituara kjo edhe për shkak të prurjeve të reja të merkatos./ SuperSport
Top Channel