Mbrojtësi shqiptar “kërcënon “Juventus: Qyteti do të “vishet” me ngjyrat tona

21/02/2023 09:35

Mërgim Vojvoda dhe Torino përgatiten për ndeshjen e fundjavës në Serie A. Dhe, në fakt nuk bëhet fjalë për një përballje të zakonshme, pasi Torino zbret në Allianz Stadium për të sfiduar rivalët e qytetit, Juventus.

Para kësaj ndeshje, mbrojtësi i Kosovës duket tejet i motivuar duke theksuar se qyteti do të “vishet” me ngjyrat e Torinos, ndërsa shtoi se aktualisht ndjen dhimbje por që nuk e çon ndërmend të mungojë në ndeshjen me bardhezinjtë.

“Jam mirë, ndeshja ndaj Juventus është shumë e rëndësishme. Aktualisht ndjej pak dhimbje, por besoj se do të kaloj shpejt. Tani jam në sezonin e tretë me Torinon dhe e kam kuptuar shumë mirë rëndësinë e derbit, sidomos për tifozët tonë. Do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe për ta “veshur” qytetin me ngjyrat tona”, u shpreh Vojvoda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA