Rrjeti 6G pritet të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë.
Këtë parashikim e bëri Pekka Lundmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia. Së fundmi Koreja e Jugut ka thënë se synon të lancojë rrjetin e saj 6G duke përdorur teknologjinë më të avancuar, rrjete celulare të avancuara të bazuara në softuer të gjeneratës së ardhshme dhe duke forcuar rrjetet e zinxhirit të furnizimit.
Qeveria e Koresë së Jugut do të inkurajojë kompanitë lokale të prodhojnë materiale, komponentë dhe pajisje për zhvillimin e rrjetit 6G dhe gjithashtu planifikon të forcojë zinxhirin e furnizimit për të mbështetur rrjetin e përmendur.
Koreja e Jugut ka ekonominë e katërt më të madhe në Azi dhe mban 25.9% të patentave 5G të vitit 2022.
Rrjeti 6G do të bashkojë atë që është virtuale me realitetin, pohon Zhang Yongtao, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Departamentit të Teknologjisë së Ericsson. Ai thotë se rrjeti 6G do ta çojë komunikimin holografik nga fantashkencë në realitet.
Ndërkaq, rikujtojmë se telefonat celularë me 5G do të mund të përdoren në bordin e avionëve evropianë. Kjo është pika e kthesës e vendosur nga Komisioni Evropian, i cili përditësoi vendimin zbatues për spektrin e komunikimeve celulare në bord të avionëve, duke përcaktuar frekuenca të caktuara për teknologjinë 5G në fluturim.
Top Channel