Kina është e shqetësuar për agravimin e luftës në Ukrainë e cila vazhdon prej afro një viti.
Ministri i Jashtëm i vendit, teksa u bëri thirrje vendeve që të ndalojnë nxitjen e situatave të tensionuara, u shpreh se konflikti në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrolli.
Pekini, i cili arriti një partneritet me Moskën vitin e kaluar, është treguar e rezervur për deklaratat e luftës ruse në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për pasojat nëse Kina ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, gjë që Pekini thotë se nuk po e bën.
“Kina është thellësisht e shqetësuar se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë të përshkallëzohet apo edhe të dalë jashtë kontrollit. Ne u bëjmë thirrje vendeve të caktuara që menjëherë të ndalojnë ndezjen e zjarrit”, tha ministri Qin Gang.
Komentet e tij erdhën pasi agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se kryediplomati kinez Wang Yi do të mbërrinte në Moskë gjatë ditës së sotme.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se vizita e Wang në Rusi do të ishte një mundësi për të promovuar më tej lidhjet midis dy vendeve.
Top Channel