Kapet zjarrvënësi/ Ndezi zjarrin që u përhap në dy bashki të dielën
21/02/2023 09:20
Një 38-vjeçar u arrestua në Mat për shkak se i vuri zjarrin pyllit.
Flakët të dielën u përhapën deri në Bulqizë duke djegur qindra hektarë pyje e kullota. Zjarri sipas policisë nisi në në vendin e quajtur “Kepi i Djepzave”, e më pas u përhap duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët.
Zjarri shkoi deri në Bashkinë Bulqizë ku i gjithë qyteti të dielën u pushtua nga tymi. Ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe erës që shtynte flakët.
Materialet në ngarkim të 38-veçarit i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel