
23/02 22:38
Max Verstappen fitoi titullin e dytë në karrierë sezonin e shkuar të Formula 1 teksa nuk hasi në shumë vështirësi duke qenë se Mercedesi nuk ishte në një situatë të mirë ndërsa nga ana tjetër, Ferrari dhe Charles Leclerc e patën të pamundur të mbanin ritmin e holandezit në garë.
Por, një tjetër aspekt në të cilin 25-vjeçari triumfoi mbi rivalët janë edhe përfitimet ekonomike, kjo pasi piloti i RedBull ishte më i mirëpaguari sezonin e kaluar duke lënë pas edhe një si Leëis Hamilton.
Nëpërmjet pagës te skuderia austriake dhe bonueseve të përfituara nga fitoret në gara dhe podiumet e arritura, Verstappen arkëtoi plot 45 milionë paund, ndërsa Hamilton mbeti në kuotën e 29 milionë paundëve.
Top Channel