![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/deni-xhepa_sd-800x450.jpg)
Skiatori që përfaqëson Shqipërinë! Botërori i skive në Austri, vendi ynë përfaqësohet në garë nga Deni Xhepa
13/02 12:54
Një tjetër lajm tragjik vjen nga Turqia, dy javë pas tërmetit që shkatërroi vendin dhe shkaktoi mbi 45 mijë të vdekur.
Në orët e fundit është konfirmuar vdekja e Taner Savut, drejtorit sportiv të Hatayspor, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë me Christian Atsu.
Siç raportohet nga shtypi vendas, trupi i Savut fillimisht u ngatërrua me atë të një personi me origjinë nga Adana.
Familja e këtij të fundit ia komunikoi “gabimin” autoriteteve, të cilët më pas bënë testin e ADN-së me vëllanë e Taner Savut.
Top Channel