Fermerët në jug të Francës protestojnë për aksesin ndaj ujit për vaditje (fotot)

21/02/2023 19:53

Rreth njëmijë fermerë në jugperëndim të Francës marshuan sot para zyrave të autoriteteve në Mont-de-Marsan për të drejtën e tyre të ujit të vaditjes dhe ndërtimit të depozitave të ujit.

Fermerët me traktorë dhe pankarta në duar, hodhën mbeturina bujqësore në zyrat shtetërore të menaxhimit bujqësor

Mes një thatësire të pazakontë dimërore ata kërcënohen nga autoritetet me reduktime prej “20 deri në 30 përqind” të kapaciteve prodhuese.

Christian Fourcade, sekretar i shoqatës bujqësore tha se nuk e kuptonte si mund të mbeteshin pa ujë rajonet bujqësore.

“2022 ka qenë një vit i çuditshëm për shumë rajone bujqësore që nuk kishin parë ndonjëherë të mbeteshin pa ujë”, tha përfaqësuesi fermer.

“Sot përfaqësuesit qeveritarë thonë se duhet të heqin ujin e bujqësisë për të gjetur ujë rubineti, dhe e gjithë kjo vjen sepse nuk na kanë lejuar të ndërtojmë depozita uji siç i kërkuam”.

Jean- Luc Capes, kreu i shoqatës bujqësore të Landes shtonte për rrjetin AFP: “Nuk ka probleme për ujin në këtë territor. Ne kërkojmë vetëm ujë që mund të përdoret, që të rrjedhë në vaditëse”.

“Ajo që ne kërkojmë është vetëm 6% e ujit të një viti normal, me reshje normale”.

“Ata na propozojmë të reduktojmë prodhimin me 20-30% të volumit, që do të ishte katastrofike për bujqësinë në lidhje me kultivimin e tokës”.

“Çfarëdo që të jetë prodhimi, perime, drithëra apo blegtori, këtu luhet me mbijetesën e këtij territori”, shtoi Jean-Luc.

“Nëse nuk kemi vaditje këtu në Landes, asgjë nuk do të rritet, asgjë nuk do të prodhohet”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA