EMA nis hetimin e ilaçeve që përmbajnë pseudoefedrin, mund të sjellin probleme me zemrën dhe goditje në tru

21/02/2023 17:16

Komiteti i Agjencisë Evropiane te Barnave (EMA) ka nisur një hetim të  barnave që kanë në përmbajtjen e tyre elementin e pseudoefedrin.

Ky hetim ka nisur pas disa shqetësimesh që kanë  raportuar disa pacientë. Ky element zakonisht gjendet tek ilaçet qe përdoren për të parandaluar gripin dhe për të zhbllokuar hundët dhe mund të sjellë  probleme ishemike kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare duke përfshirë goditjen në tru dhe atakun në zemër, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Pseudoefedrina është një ilaç që përdoret vetëm ose në kombinim me ilaçe të tjera për të trajtuar bllokimin e hundës për shkak të të ftohtit, gripit ose alergjisë dhe bën që enët e gjakut të ngushtohen, por kjo ka sjellë probleme në lidhje me rrezikun e sindromës së encefalopatisë dhe vazokonstrikcionit.

Prandaj, po rishikohet përdorimi  i këtij elementi në ilaçe pasi mund të  çojë  në ishemi, furnizim të reduktuar të gjakut në tru dhe të sjellë komplikime kërcënuese për jetën. Rishikimi vjen pasi disa pacientë që përdorin barna që përmbajnë pseudoefedrinë kanë pasur probleme të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA