
E nisëm punën duke iu lutur Zotit të shpëtonim sa më shumë jetë; kështu e fillon rrëfimin e tij Shkëlzen Satri, pjesëtar i ekipit të parë të vullnetarëve shqiptarë që mbërritën për të asistuar përpjekjet e kërkim shpëtimit në qytetin e Malatya-së, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë në 6 shkurt.
Për mediat vendase, ai tregoi sesi iu bashkuan menjëherë punonjësit të emergjencës në kërkimet për jetë mes grumbujve të betonit e hekurishteve. Nebi Mucaj, drejtuesi i ekipit, pohoi gjithashtu përjetimet e këtyre ditëve, dhimbjen e dramën që shpalosej para syve të tyre pas çdo pirgu mbeturinash që lëviznin.
“Momenti më prekës, jo vetëm për mua, por për të gjithë pjesëtarët e ekipit ishte përqafimi i përjetshëm nën rrënoja i një babai dhe djalit të tij. Ishte shumë e dhimbshme për të gjithë ne. Në fillim, pamë dorën e fëmijës dhe ndërsa vazhduam të gërmojmë ngadalë u zbulua edhe trupi i të atit. Ishte si ai kujdesi i përditshëm i babait ndaj fëmijës ne jetë me dashuri.
Ne u kthyem në dëshmitarë të këtij përqafimi pafund”, ishte rrëfimi prekës i tij. Mucaj kujton dhe një cast tjetër drithërues; atë kur gjetën foton e një cifti të ri, të porsamartuar.
“Ajo foto më drithëroi zemrën, në atë moment mendova se jeta është e shenjtë dhe e përkohëshme. Duke parë atë lumturi, atë buzëqeshje mes rrënojash, gurët që kishin rënë mbi atë foto, me vuri në mendime. Ajo fotografi është skalitur tani në kujtesën time, më duket sikur e kam në zemër”, shton ai.
❝En dokunaklı olay, baba ve oğlunun enkaz altında sonsuza dek kucaklaşmasıydı. O resim hafızama kazındı, kalbimin içindeymiş gibi hissediyorum❞
Arnavutluk arama kurtarma ekibi, deprem bölgesinde yaşadıklarını ve çalışmalarını anlattı https://t.co/cQ61yJZlbL pic.twitter.com/uaBfqJUUiG
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 21, 2023
Një tjetër anëtar i grupit të shpëtimit, Bujar Rapo, thotë se punën e nisnin me shprehjen e famshme “mbill një pemë, jep jetë” në zonën e tërmetit, duke thënë: Mund të shpëtojmë një jetë duke hequr një gur. Shkrimi nënvizon sesi në total 73 vetë, personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit të lidhur me Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile morën pjesë në operacionet e ndihmës në Turqinë jugore. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh disa ditë më parë se vendi I tij nuk do t harrojë kurrë ata që I qëndruan pranë në këto ditë të errëta për të.
Top Channel