Barcelona duhet t’i bëjë mirë llogaritë, -200 milionë për pagat sezonin e ardhshëm

21/02/2023 19:01

Barcelona duhet t’i bëjë mirë llogaritë, -200 milionë për pagat sezonin e ardhshëm

Liga Spanjolle e Futbollit ka përditësuar kufijtë e pagave për për çdo klub, me nivelin e grupit të parë që u ul nga 3.052 miliardë euro në 3.022 miliardë.

Ndryshimet, në raport me vlerat e muajit shtator, justifikohen kryesisht me dështimin e klubeve spanjolle në fazën e grupeve të Champions League dhe për rrjedhojë uljen e të ardhurave të pritshme.

Vetëm Reali i Madrid ka mundur të kualifikohet në fazën e 1/8-ave, kurse Barcelona dhe Sevilla përfunduan në Europa League dhe Atl. Madridi shkoi në shtëpi.

Për këtë arsye, “Los Colchoneros” e ndiejnë më shumë uljen e tavanit të pagave, pasi nga 341 milionë në vit zbresin në 315 milionë.

Barcelona (tani e ka tavanin 648 milionë) dhe Sevilla (191) mund të shpenzojnë 8 milionë më pak se parashikimi shtatorin e ardhshëm.

Real i Madridit është klubi që mund të shpenzojë më shumë, plot 683 milionë euro për pagat.

Barcelona, ​​megjithatë, është në një situatë dramatike: këtë vit e rriti artificialisht nivelin e pagave falë rritjes së parashikimeve sa u përket të ardhurave.

Sezonin e ardhshëm, sipas Ligës, duhet ta ulë me plot 200 milionë euro nivelin e shpenzimeve për paga për të mos dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA