Vlorë/ U kapën duke kryer punime të paligjshme në një objekt 4-katësh, në pranga tre persona, në kërkim pronari firmës

20/02/2023 12:52

Një administrator dhe dy punojës të një firmë ndërtimi janë vënë në pranga pasi u kapën në flagranë duke kryer punime të paligjshme në një ndërtesë 4-katëshe.

Policia Vlorë gjatë kontrollit në lagjen “Uji i ftohtë”, ka evidentuar punimet në ndërtesë, një objekt ku organtet kompetente kishin pezulluar punimet.

Kështu është arrestuar një 41 vjeçar, L. F., i cili ishte administratori i firmës së ndërtimit që po kryente punimet, gjithashtu edhe dy punëtorët e kësaj firme ndërtimi 46 vjecari P. M., dhe 19 vjeçari B. T.

Ndërsa pronari i firmës 38 vjeçari A. H., është shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

“Vlorë/Ndërtimet e paligjshme, Policia vijon kontrollet në territorin e qarkut. U kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet, vihen në pranga 3 shtetas (administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit). Shpallet në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh. Në zbatim të planit të veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet. Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet; P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi. Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt. Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA