Kërcënimet e Penianit për kundërveprime të fuqishme e të paprecedent nuk e kanë penguar mbajtjen e stërvitjes së përbashkët ajrore me avionë bombardues strategjikë amerikanë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Manovrat u zhvilluan vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi krejt papritur një raketë balistike ndërkontinentale ‘Hëasong-15’.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm së Koresë së Jugut tha se stërvitja, që përfshiu avionët F-35A, F-15K dhe F-16 të Koresë së Jugut, të cilët shoqëruan bombarduesit amerikanë B-1B, demonstroi kapacitetet e fuqishme të mbrojtjes e gatishmërinë e lartë të dy vendeve aleate.

Një ditë më parë Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi drejt brigjeve perëndimore të Japonisë, ndërsa akuzoi Washingtonin se po ushqen tensionet në rajon.

Media shtetërore të Koresë së Veriut njoftuan se lëshimi i papritur, u krye me qëllimin të dëshmojë kapacitetet kundër sulmeve fatale bërthamore, ndaj atyre që u cilësuan, si forca armiqësore.

Stërvitjet e planifikuara mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara synojnë të reflektojnë kërcënimin bërthamor që paraqet Koreja e Veriut si dhe mësimet e nxjerra nga agresioni rus në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA