Tentoi ta vriste me shkop bejsbolli pas një sherri mes tyre, arrestohet në flagrancë 44 vjeçari në Durrës

20/02/2023 10:54
Foto ilustruese

Një 44 vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë më shkop bejsbolli një person tjetër për motive të dobëta, pas një konflikti mes tyre.

Artan Paja është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga policia në fshatin Shkanafe të Durrësit.

Sulmi është bërë ndaj një 46 vjeçari, banues në fshatin Kullë të Durrësit. K. S., ndodhet janë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet se kush ishte shkaku i sherrit të tyre.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

“Durrës/ Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA