Shtetasi grek ekzekuton shqiptarin në Mykonos, shkak dyshohet konflikti për një vajzë
20/02/2023 10:37
Një sherr banal në një bar të ishullit Mykonos, është kthyer në tragjedi.
Sipas burimeve policore nga ishulli i Mykonosit, një shtetas grek është konfliktuar me një shqiptar në një lokal të ishullit. Shkak ka qenë një vajzë e cila duket se kishte lidhje me të dy të rinjtë.
Në sherr e sipër, shtetasi grek ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit, emri të cilit nuk bëhet publik për momentin.
Ai është transportuar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemorragjia.
Shtetasi grek është dorëzuar në policinë e ishullit dhe pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel