23/12 21:18
Lëvizje te Barcelona. Drejtuesit e klubit katalanas kanë arritur akordin paraprak për rinovimin me Sergio Roberton.
31-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Xavi u kërkoi drejtuesve të rinovonin me të dhe kështu do të ndodhë.
Në akordin mes palëve është përfshirë edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.
Ndërkohë, Barcelona ka piketuar pasardhësin e Sergio Busquets. Ai është Rodri, pjesë e Manchester City prej vitit 2019.
Për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit spanjoll, presidenti Joan Laporta është gati të paguajë 90 milionë euro në merkaton e verës.
Top Channel