PS kërkon përjashtim 10 ditë në Kuvend për gjashtë deputetët e PD-së dhe dyfishim të masës për Spahon

20/02/2023 13:15

PS depoziton në Kuvend kërkesën për përjashtim 10 ditë nga Kuvendit për gjashtë deputetët e PD-së dhe dyfishim të masës për Edmond Spahon.

Seanca plenare e së enjtes së kaluar sërish u përfshi nga tensione, ndërsa para Kuvendit po zhvillohej protestë nga anëtarë dhe mbështetës të opozitës.

Deputetët kërkuan mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal, ndërsa bllokuan foltoren për 6 orë. Veç bllokimit të foltores dhe kaosit, deputeti Edmond Spaho i binte bilbilit.

Ndryshe nga seancat e shkuara socialistët nuk zgjodhën rrugën e shkurtër të votimit të projektligjeve dhe mbylljen e seancës, por vijuan me diskutimet e rendit të ditës.

Megjithatë deputetët demokratë ngulmuan se parlamenti duhet të merret vetëm me llogaridhënien e Edi Ramës për çështjen McGonigal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA