Qindra banorë të fshatrave të Dukagjinit, në Shkodër,  kanë protestuar kundër premtimeve të pa mbajtura të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për rikonstruksionin e rrugës që lidh 31 fshatra.

Rruga aktuale pa asnjë kusht sigurie, kalon mes humnerave dhe nga aksidentet deri më sot kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Rruga e Dukagjinit i jep jetë turizmit, duke lidhur komplet  Alpet Shqiptare e deri në Gjakovë.

Projekti i rrugës është përfunduar prej vitesh por asnjëherë nuk është realizuar as nga të majtët e as nga të djathtët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA