Napoli-Milan, plas mes pankinave, Allegri shpërthen me ofendime ndaj Orialit, ikën pa e takuar Conten 19/12 01:33
Drejtuesit e Leeds United vazhdojnë të kërkojnë për një trajner. Klubi anglez shkarkoi Jesse Marsch më 6 shkurt për shkak të rezultateve negative.
Skuadra i është besuar për momentin Michael Skubala, i cili mbante postin e trajnerit të Leeds U21.

Shtypi britanik shkruan se trajneri spanjoll intrigohet nga ideja për të marrë drejtimin e Leeds United.
Benitez ka drejtuar më parë në ishull skuadrat e Liverpoolit, Newcastle dhe Evertonit. Nga këta të fundit u largua në mesin e janarit.
Ndërkohë, një tjetër emër që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Leeds United është Javi Gracia.
52-vjeçari spanjoll provoi një aventurë të Watford në Premier League në periudhën janar 2018-shtator 2019.

Top Channel