Dosja në GJKKO me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe dy të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do të gjykohen veç
Një 32-vjeçar është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal Shkodër.
I plagosuri me iniciale D. M., banues në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në banesën e tij.
Sipas uniformave blu, rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Shkodër/Informacion paraprak/ Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.
Top Channel