Klopp: Nuk i trembem Realit, më mirë të përballemi me ta tani se para disa javësh!

20/02/2023 17:50

Këtë të martë do të zhvillohet takimi i parë i raundit të 1/16-ave mes Liverpool dhe Real Madrid.

Duke folur në konferencën për mediet përpara këtij takimi, trajneri i “The Reds”, Jurggen Klopp u shpreh që më mirë që do përballen që në këtë raund me “Los Blancos”.

“Nuk e kisha parë më finalen në Paris deri në fundjavë. Tani që e kam parë, e di pse nuk e kisha parë. Reali është gjithmonë Real, ata kurrë nuk e humbin besimin dhe ne mund të mësojmë shumë nga ‘Los Blancos’. Megjithatë, këtë herë dy ekipe të ndryshme do përballen me njëri-tjetrin në krahasim me finalen.

Jam shumë i lumtur që mund t’i luajmë këto ndeshje tani dhe jo disa javë më vonë. Duhet të bëjmë një super performancë, dy super performanca për të thënë të vërtetën. Reali nga ana tjetër nuk ka nevojë të luajë një super ndeshje.”-tha gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA