Kina do të publikojë dokumentin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë (fotot)

20/02/2023 19:18

Pekini ka mohuar sot pretendimet amerikane se po mendon për të armatosur Rusinë për konfliktin e saj në Ukrainë, dhe përsëriti thirrjet dialog me qëllim mbylljen e konfliktit.

Dje sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Pekini “po merr në konsideratë dhënien e ndihmës ushtarake Rusisë”, por kjo u refuzua nga zëdhënësi i Pekinit, Wang Wenbin.

“Janë Shtetet e Bashkuara dhe jo Kina që pa ndalim dërgojnë armatime në fushëbetejë, prandaj ne i nxisim ata të reflektojnë mbi veprimet e tyre”, tha Wenbin.

“SHBA duhet të bëjë më shumë për lehtësimin e situatës, promovimin e paqes dhe jo hedhjen e fajit apo përhapje dezinformacioni”, tha përfaqësuesi i ministrisë së jashtme kineze për mediat.

Pekini është pozicionuar si neutral në konfliktin e Ukrainës por ka ofruar ndihmë diplomatike për aleatin e saj Rusinë.

“Komuniteti ndërkombëtar e ka të qartë se cilët po përpiqen për paqen e dialogun, dhe cilët po i hedhin benzinë zjarrit, duke inkurajuar opozicionin”, tha Wang duke përsëritur mbështetjen për propozimin kinez të paqes.

Dje Kina tha se do të publikojë propozimin e saj për zgjidhjen e konfliktit, pasi vendi “mban vetëm anën e dialogut”.

Akuzat e Blinken vijnë pas tensioneve të fundit me Kinën prej rrëzimit në territor amerikan të asaj që Uashongtoni tha se ishte “një ballon kinez spiunazhi”.

FOTO GALERI
2/3
Dje Kina tha se do të publikojë propozimin e saj për zgjidhjen e konfliktit, pasi vendi “mban vetëm anën e dialogut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA