Kërkuesi përdor hartën e vizatuar me dorë nga i ati për të gjetur argjendaritë e groposura të familjes gjatë Luftës II Botërore (fotot)

20/02/2023 15:27

Një thesar i paçmuar i varrosur nga një familje polake që largohej nga Lufta e Dytë Botërore, është zbuluar 80 vjet më vonë nga gjenerata e saj e ardhshme.

Familja Glazewski kishte fshehur argjendaritë e tyre teksa arratiseshin nga lindja e Polonisë prej tmerrit të Luftës në 1939, kur dëgjuan se do të pushtoheshin nga gjermanet ose rusët.

Vetëm kryefamiljari Adam, qëndroi në shtëpi edhe pse forcat çlirimtare ruse e përzunë nga toka dhe për pak i shpëtoi ekzekutimit.

Pas vendosjes së komunizmit në fshatin e tyre pranë Lviv – që më parë ishte pjesë e Polonisë, familja u largua në vende të ndryshme të botës.

Tashmë 80 vjet më vonë, thesari familjes është rizbuluar nga nipi i Adam, Jan, duke përdorur hartën e shënuar me dorë nga babai tij Gustaw, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

69 vjeçari Glazewski, tregon: “Babi im po plakej dhe unë nisa ta nxisja, duke i kërkuar ‘të lutem më vizato një hartë, ndonjëherë mund të shkoj atje dhe ta kërkoj’”.

“Kështu që ai më dha hartën në 1989, shoqëruar me disa udhëzime, të cilat i kishte hartuar nga kujtesa 50 vjeçare e largimit.’

Gustaw ishte vendosur në Afrikën e Jugut pasi kishte luftuar për forcat Aleate dhe më pas vdiq në vitin 1991.

Në të njëjtin vit Ukraina fitoi pavarësinë por kërkimet e tij nisën vetëm në 2019.

Glazewski, ka qenë profesor shkencash mjedisi në Universitetin e Cape Town, teksa tregon: “Ishte si t kërkoje gjilpërën në kashtë. Në hartë ai kishte vizatuar vilën rurale që është shkatërruar tashmë, por kishte pika në tokën bujqësore ku thuhej se duhet gërmuar për të kërkuar argjendaritë.”

I ndihmuar nga mbesa e tij Layla, dhe dy zbulues metalesh nga Ukraina, ata mundën shanset për të gjetur thesarin.

“Zbulimi ishte shumë emocional”, thotë Ian, duke shtuar se objektet ishin paketuar nga nëna e tij. Mes tyre ishte një lugë pagëzimi e gdhendur me emrin e babait të tij, si dhe vepra të shumta arti me inicialet e familjarëve, disa prej të cilave prej vitit 1918.

Akademiku në pension thotë se ia kanë kërkuar thesarin e tij familjar për mijëra dollarë por kjo nuk e bind atë pasi kërkon të hapë një muzeum me sendet e familjes së tij në Ivano-Frankivsk, pranë pronës së vjetër.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA