Japonia ka zbuluar një paketë të re ndihme financiare prej 4.6 miliardë funtesh për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.

Presidenti Fumio Kishida deklaroi se Ukraina ende po vuan nën pushtimin rus dhe njerëzit e saj kanë nevojë për ndihmë për të rindërtuar jetën e tyre të përditshme.

“Sulmi i Rusisë është një sfidë për të gjithë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla që i jep fund epokës së pas Luftës së Ftohtë”, tha ai.

Si president i këtij viti i G7, Kishida do të organizojë një samit në online ku do t’i bashkohet Volodymyr Zelensky. Kjo do të jetë hera e parë që ai do të presë një samit të G7.

Japonia i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në sanksionimin e Rusisë për pushtimin e saj dhe ofrimin e mbështetjes humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.

Japonia ka dhënë tashmë hua prej më shumë se 70 miliardë jen (432 milion £) për Ukrainën në ndihmë emergjente ekonomike dhe ka pranuar më shumë se 2,000 ukrainas të zhvendosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA