Charles De Ketelaere u transferua në verë te Milan, megjithatë duket se ende nuk e ka gjetur veten 100% te “Djalli”, të paktën sa i përket golit, me të cilin ka “flirtuar”, por ende nuk e ka gjetur.
Së fundmi belgu ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ndeshja e Champions League, ndaj Monzas, të cilën Milan e fitoi me rezultatin 0-1.
Me këtë koment Leao i referohet golit dhe ka dashur ta ngushëllojë belgun për atë që duket të jetë një mallkim para portës, duke qenë se si ndaj Tottenham në Champions edhe ndaj Monzas në kampionat numri 90 i “kuqezinjve” humbi mundësinë për të shënuar.
Edhe Pioli mendon si Leao: “Mendoj se De Ketelaere po i mungon vetëm goli. Është i ri, është një djalë që shpresonte të bënte më shumë, një gol do të thoshte shumë. Do të vijë, ka shanse. Cilësitë i ke thjesht vazhdo të besosh te vetja.”
Top Channel