Një i ri 21-vjeçar në Durrës është rrëzuar aksidentalisht në punë dhe si pasojë ka marrë disa dëmtime.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamallaj, ku i riu është rrëzuar në resortin e një firme.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Po në Durrës, mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, ku një automjet me drejtues J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA