
20/02 14:49
Atletico Madrid regjistroi fitoren e dytë radhazi me rezultatin 1-0.
Skuadra e Diego Simeones iu fal golit të Antoine Griezmann për të kaluar pengesën e vështirë Athletic Bilbao.
Ndeshja e luajtur në “Wanda Metropolitana”, prodhoi garë të fortë sportive dhe raste në të dy krahët. Por, gjithçka u vendos nga goli i sulmuesit francez në minutën e 73’.
Griezmann mori një top nga Depay dhe gjeti cepin e portës baske me një diagonale të saktë. Ky ishte rezultati pozitiv i gjashtë radhazi në La Liga për Atleticon.
“Colchoneros” forcojnë pozitat në vendin e katërt me 41 pikë, dy më pak se Real Sociedad, skuadra tjetër baske që renditet një pozicion më lart.
Top Channel