Antakia, kryeqyteti i provincës Hatay të Turqisë është një ndër zonat më të prekura të tërmetit.

Rrugët e qytetit janë të mbushura me gërmues dhe punonjës shpëtimi, ushtri dhe polici turke.

Udhërrëfyesi Mehmet Severoğlu, ka qenë një guidë turistike për 20 vjet që kur doli në pension si inxhinier elektrik. Ai u ka shpjeguar historinë e Antakias mijëra turistëve dhe kjo është hera e parë që kthehet në qytet që nga tërmeti gati dy javë më parë.

“Antakia është një vend ku gjej shpirtin tim”, thotë ai. “Është një qytet me kaq shumë etni të ndryshme, fe të ndryshme dhe të gjithë jetojnë në tolerancë këtu. Është multikulturore, shumëgjuhëshe – turistët e shijojnë shumë këtë zonë. Po ashtu edhe unë”, shtoi ai.

Antakia, e njohur në kohën romake dhe mesjetare si Antiokia, është një qytet i lashtë. E themeluar në vitin 300 para Krishtit, ishte një kryeqytet rajonal për Perandorinë Romake. Ajo ishte gjithashtu një nga qendrat më të hershme të krishterimit dhe e rëndësishme për judaizmin dhe islamin.

“Nuk mund ta njoh se ku jam,” thotë ai, duke u përpjekur të orientohet. Pothuajse të gjitha pikat e tij të zakonshme të referencës janë shkatërruar.

Vendi është i pasigurt edhe sepse nga dritaret e banesave të dëmtuara mund të bien karrige shtretër, korniza apo edhe vetë muret e shtëpive.

“Ky dyqan shërbente humus për 150 vjet, vendi më i mirë i humusit në Antakia,” thotë ai. “Kur i sillnim grupet tona në këtë vend, ata na mirëpritnin me pjata të nxehta. Tani nuk mendoj se do të kthehet kurrë.”

Një treg i ngarkuar

Një treg i shkatërruar

“Kam frikë t’i telefonoj njerëzit sepse nuk e di nëse janë të vdekur apo të gjallë”, shprehet ai.

Tregu i Antakias është bosh, me përjashtim të disa pronarëve të dyqaneve që përpiqen të pastrojnë dyqanet e tyre.

“Historia e kësaj xhamie është e njëjtë me historinë e Hatajit”, thotë Mehmeti për një xhami të vjetër e cila është shembur po ashtu.

Një kishë dhe kambanore

rrënojat e një kishe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA