Sulmi me raketa në Damask/ Pesë të vdekur dhe 15 të plagosur, një muaj më parë u vranë katër të tjerë

19/02/2023 10:43

Të paktën pesë persona janë vrarë, 15 janë plagosur dhe disa ndërtesa banimi janë dëmtuar në sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin sirian Damask.

Në mesin e viktimave ka civilë sipas raportimeve nga kryeqyteti sirian.

Të pyetur nga agjencia Reuters autoritetet izraelite nuk dhanë asnjë koment, por sipas BBC Izraeli shpesh godet objektiva në Siri që u përkasin Irani dhe militantëve të Hezbollahut.

Në mediat italiane ndërkohë citohen burime nga inistitucionet izraelite të mbrojtjes që flasin se në shënjestër ishin armët iraniane.

Të dy vendet janë përfshirë vitet e fundit në atë që quhet dhe “luftë në hije” me sulme pa autorë kundër aseteve, infrastrukturës së njëra-tjetrës.

Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmet ajrore që vijnë më shumë se një muaj pasi një sulm raketor izraelit goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, duke vrarë katër persona , duke përfshirë dy ushtarë.

Sulmi vjen në një kohë kur qeveria siriane po merret me tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që vranë të paktën 5,800 njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA