“Nuk jam në Premier League për të humbur kohën”, trajneri italian shpërthen ndaj arbitrave

19/02/2023 14:57

Brighton i drejtuar nga Roberto De Zerbi doli pa pikë në ndeshjen e fundit të Premier League teksa u mposht me shifrat 0-1 ndaj Fulham. Megjithatë, vendasit patën pretendime të shumta për një penallti të padhënë ndërsa iu anulua dhe një gol.

Në këtë formë, trajneri De Zerbi ishte tejet i irrituat me gjykimin ndërsa përmendi edhe takimin me shefin e arbitrave, Webb duke e konsideruar atë si një takim të pavlefshëm për sa kohë gjyqtarët nuk reagojnë në fushë.

“Nuk më pëlqeu aspak sjellja e arbitrit në fushë, mendoj se është një arbitër me një nivel që lë për të dëshiruar. Por, nuk e fyeva në asnjë moment. I thashë vetëm se këtë fundjavë takova shefin e tij dhe se humba kohë, ishin dy apo tre orë që shkuan dëm.

Dua të tregohem i qartë, nëse vjen dhe më takon mua më bëhet qejfi. Por, nëse më humbet kohë nga puna ime duhet që në fushë më pas të shohë një reagim nga arbitrat. Nëse unë jam trajner dhe ai tjetri është arbitër, për të më ndihmuar në punën time atëherë duhet të ketë një tjetër sjellje.

Nuk dua tani të flas për penalltinë, e kam me sjelljen e arbitrin. Nuk kam ardhur në Angli për të më tallur dhe të humbasë kohën me takime të kota”, u shpreh De Zerbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA