Maqedonia i ka kërkuar Brukselit heqjen e tarifës prej 7 euro për të udhëtuar në zonat Shengen.

Shkupi do t’i përgjijget Brukselit për sistemin ETIAS , sistem ky i cili parashikon që çdo qytetar duhet të regjistrohet në mënyrë elektronike përpara se të udhëtojë në vendet e zonës Shengen dhe në Islandë, Norvegji dhe Zvicër. Ky sistem është edhe për Shqipërinë si vend i Ballkanit Perëndimor që synon anëtarësimin.

“Zëvendëskryeministri Mariçiq tashmë është në komunikim me kolegët e tij nga rajoni dhe ka disponim nga ana e tyre për këtë nismë. Bisedimet janë duke vazhduar dhe deri në maj pritet t’i dërgohet një mesazh i përbashkët Komisionit Evropian”, tha Sekretariati për Çështje Evropiane.

Sistemi do të fillojë të funksionojë nga nëntori i këtij viti, ndërsa regjistrimi elektronik do të kushtojë shtatë euro dhe do të vlejë për çdo hyrje të radhës në vendet e specifikuara brenda një periudhe trevjeçare.

Këshilli i Ambasadorëve shprehu shqetësim për vendimin e tillë të Komisionit Evropian, duke theksuar se nuk duhet të vendosen masa kufizuese, pasi vendi ka liberalizimin e plotë të vizave.

“Futja e autorizimeve digjitale të udhëtimit në zonën Shengen dhe pagesa e tarifës së hyrjes prej shtatë euro për person është një hap serioz prapa dhe ringritje e barrierave të reja dhe të panevojshme që do të prishin qarkullimin e lirë të njerëzve midis Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Bashkimi Evropian ka theksuar më parë se ky formular nuk është vizë. Sipas Brukselit, sistemi do të rrisë sigurinë, por edhe do të përshpejtojë procedurën e hyrjes në pikat kufitare. Ideja për një sistem të tillë lindi që në vitin 2016, por prezantimi u zvarrit vazhdimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA