Pasi mbylli një vit me me shume se 1000 aktivitete si kryeqyteti europian i rinise, Tirana për vitin 2023 do te jete qyteti europian i sportit.
“Sporti i ka dhënë jashtëzakonisht shumë shoqërisë sonë,i ka dhënë jashtëzakonisht shume vendit tonë duke e promovuar Shqipërinë në mënyrën më të jashtëzakonshme”.– tha Lorik Cana.
“Fokusi është gjithmonë për të promovuar dhe për të rritur një brez që bën më shumë sport”.- tha Deborah Keci.
“ Sporti është ai që bën bashke, është ai qe nuk njeh aftësi ndryshe apo jo, është ai qe thyen çdo barrierë dhe i disiplinon dhe i mban te fokusuar dhe pjesë të jetës”.- tha Roland Hysi
“Sot jemi dita me natën me ku kemi qenë por nuk jemi ende aty ku duhet të jemi”.- tha Veliaj
“Ështe gjëja më e mirë që një fëmijë të merret me aktivitet fizik. Duke qenë se jemi brezi i internetit, mundësia e marrjes me sport të këtyre fëmijëve është shumë e pakët”.- tha Klodian Kasa, mësues i edukimit fizik.
“Mami më thotë bëhu arkitekte, mirë”. tha Ajsi Dino.
Sonte në 20:15 në exclusive, Kryeqyteti i Sportit
Top Channel