18/11 16:36
Katër ndeshje pa fituar në Premier League nga të cilat tre barazime dhe një humbje, e kanë vendosur Chelsean në një pozitë shumë të vështirë në kampionat.
Disfata ndaj Southampton duket se ka sjellë edhe reagime të shumta kundër trajnerit Graham Potter me këtë të fundit që është vendosur në shënjestër të sulmeve sidomos edhe pas merkatos ku “Blutë e Londrës” shpenzuan pa kufij.
Së fundmi, ish-sulmuesi Gabriel Agbonlahor u shpreh se i duket se Potter po tallet me të gjithë sidomos kur ankohet për lojtarët që duhet të zgjedhë në formacionin titullar.
Top Channel