Edhe Borussia Dortmund në krye të Bundesligës bashkë me Bayern Munchen. Verdhezinjtë triumfoi 4-1 ndaj Hertha Berlin në “Signal Iduna Park”.
Skuadra e Terzic regjistroi fitoren e tetë në po kaq ndeshje të luajtura në vitin 2023, përfshirë edhe Champions League e Kupën e Gjermanisë.
Karim Adeyemi zhbllokoi takimin me një gol me finte. Më pas dhuroi asistin e golit të Malen, por në fundin e pjesës së parë u dëmtua dhe u largua nga fusha.
Pjesa e dytë nisi me golin e Herthas. Francezi Lucas Tousart rihapi ndeshjen, por atë e mbylli sërish Marco Reus 15 minuta përpara fundit.
Kapiteni dhuroi spektakël me një goditje dënimi fantastike. “Pokeri” u vulos nga Julian Brandt në minutën e fundit.
Dortmundi është ngjitur në kuotën e 43 pikëve në krye të renditjes, po aq sa numërojnë Bayern Munchen dhe Union Berlin.
Top Channel