E trishtë/ Qëndruan disa ditë nën rrënoja, 4-vjeçarja ribashkohet me të atin! Pjesa tjetër e familjes nuk ia doli (video)

19/02/2023 10:18

Një vajzë 4-vjeçare, Gada Ayyan, dhe babai i saj, Ahmet Ayyan, u ribashkuan sërish pasi tërmeri i rëndë në Turqi i la ato nën rrënoja për disa ditë me radhë.

Ata u bllokuan nën rrënoja kur shtëpia e tyre u shemb në tërmetin që tashmë dihet se ka vrarë më shumë se 45,000 njerëz.

Pasi arriti të nxirrej e gjallë nga rrënojat, vogëlshja qëndroi disa ditë në spital, duke e paur të pamundur të shikonte të vetmin nga familja q ëi kishte mbetr, babanë e saj.

“Kur filloi të dridhej për herë të parë, unë kapa vajzën time dhe e gjithë familja imë po shihte fundin. Ndërtesa u shemb mbi ne të gjithë tha Ahmet.

Gruaja dhe djali i tij nuk dolën të gjallë. Ahmeti mund të dëgjonte të qarat e të birit teksa ai kishte ngecur nën rrënoja. Ai kishte pranë vetes vajzën e tij. Ajo ishte shtrirë në këmbën e tij dhe të dy ishin bllokuar në pamundësi për të dalë.

Në ditën e katërt nën rrënoja ai tha se po i humbiste shpresat pasi kishte dhimbje. Këmba e tij ishte dëmtuar shumë. Por vajza e tij nuk e linte të hiqte shpresën për të shpëtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA