
Gara “Hill Climb-Trofeu Skënderbeu 2025” në Krujë, edicionin e 10-të të garës ndërkombëtare e fiton hungarezi Laszlo Szasz
07/07 20:36
Borussia Dortmund ndodhet në formë fantastike.
Verdhezinjtë numërojnë vetëm fitore në vitin 2023. Skuadra e Terziç po përballet në “Signal Iduna Park” përballë Hertha Berlin.
Karim Adeyemi zhbllokoi takimin në minutën e 27’. 21-vjeçari mori një asist nga kapiteni Marco Reus dhe me finte dërgoi topin në rrjetë. Adeyemi nuk u ndal dhe katër minuta më vonë ishte sërish protagonist.
Adeyemi u nis nga krahu i djathtë dhe dhuroi një asist për Donyell Malen. Holandezi nuk e pati të vështirë të shënonte, duke realizuar golin e qetësisë për Dortmundit.
Me fitoren e sotme, Dortmundi ngjitet në krye të renditjes së Bundesligës bashkë me Bayern Munchen dhe Union Berlin me nga 43 pikë./ SuperSport
Top Channel