Tunizia në protestë për krizën ekonomike dhe arrestimin e kreut sindikalist (fotot)

18/02/2023 19:03

Mijëra tunizianë dhe punonjës sindikatash dolën sot në protestë ndaj kushteve të nrëda ekonomike si dhe për arrestimin e një zyrtari të shoqatave punëtore.

Qeveria e vendit afrikano-verior po kërkon një hua nga FMN por federata e punëtorëve paralajmëron se kjo do të sjellë masa akoma më të rënda shtrëngimi ekonomik.

Demonstruesit në qytetin Sfax, ku u zhvillua dhe protesta më e madhe sot, brohorisnin “Tunizia nuk është për t’i shitur!” si dhe “Jo heqjes së subvencioneve!”

Disa protestues ngrinin franxholla buke në ajër si protestë për kostot në rritje.

Ata kërkonin gjithashtu lirimin e zyrtarit sindikal Anis Kaabi, i arrestuar dy javë më parë gjatë një greve të punonjësve të autostradave.

Zyrtari sindikal Othmane Jallouli, u tha demonstruesve se “qeveria kishte dështuar me reformat sociale e ekonomike, por ia kishte dalë vetëm për të sulmuar sindikatat”.

Protestat vijnë një vit e gjysmë pasi presidenti tunizian Kais Saied shkarkoi qeverinë dhe mori të gjithë pushtetin, në lëvizje që opozitarët e kanë quajtur grusht-shteti.

Tunizia është një vend i varur nga importet dhe ka shënuar mangësi të konsiderueshme të mallrave bazë si sheqeri apo nafta.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA