Top Albania Radio është shndërruar në institucion kult dhe si i tillë vazhdimisht vizitohet nga nxënës shkollash dhe fëmijë kopshtesh, si këta vogëlushë të Kopshtit 11 në kryeqytet.
Amli reciton një vjershë ekskluzivisht për Top Albania Radion.
“Radio lindi në 14 shkurt, ditën kur lindi vajza e tretë e xhaxhi Tanit, Redia. Ne dëgjojmë vetëm Top Radion në makinë. Unë do të bëhem drejtor i radios kur të rritem”, thotë Noeli.
“Unë u kënaqa shumë sot dhe dua të vij prapë. Reklama më e bukur në Top Albania Radio është “Ua mami, Top Albania Radio!”, thanë fëmijët.
“Fëmijët ishin shumë të emocionuar, kur mësuan se në këtë ditë do të vizitonim një radio kombëtare me popullaritet të madh si Top Albania Radio”, thotë drejtoresha e Kopshtit 11 në Tiranë.
“Ata përgatiten punëdore, vjersha dhe informacione të shumta, madje Noeli më tha se unë do të bëhem drejtor në radio kur të rritem.”
“Mezi presim ta vizitojmë sërish Top Albania Radion. Gëzuar Ditëlindjen!”
Top Channel