Ish-ylli i Premierligës dhe ligës turke gjendet e vdekur në rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi pas 12 ditësh (fotot)

18/02/2023 16:51

Futbollisti i njohur Christian Atsu është gjetur sot i vdekur në rrënojat e pallatit ku banonte, 12 ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, njoftonte përfaqësuesi i tij.

31-vjeçari që ka luajtur më Newcastle e Chelsea në Premierligën angleze do të largohej me avion disa orë para tërmetit shkatërrimtar me magnitidë 7.8, më 6 shkurt 2023.

Por sulmuesi i kombëtares së Ganës raportohet se kishte anuluar fluturimin për të qëndruar me shokët e skuadrës pasi kishte shënuar golin e fitores në ndeshjen e Super Ligës turke një ditë më parë.

12 ditë pas kërkimeve të dëshpëruara për Atsu, përfaqësuesit njoftuan se fatkeqësisht trupi i tij ishte gjetur sot në rrënoja.

“Trupi i pajetë i Atsu është gjetur në rrënoja, sende të tjera u nxorrën bashkë me të, përfshirë celularin e tij”, thanë ata.

Punonjësit e shpëtimit gjetën trupin e Atsu në banesën e tij në Ronesans Residence – një pallat 12-katësh që u shemb në qytetin Antakya, provinca Hatay.

Në shtator të këtij viti Atsu kishte nënshkruar me skuadrën Hatayspor, ndërsa kishte luajtur më parë me Chelsea e Londrës, ish-kapiteni i të cilës John Terry kishte postuar një foto të Atsu me mesazhin: “RIP my friend.”

Skuadra e Newcastle gjithashtu përmendte humbjen: “Jemi të trishtuar të mësojmë se Christian Atsu ka humbur jetën në tërmetin shkatërrimtar të Turqisë. Një futbollist i talentuar dhe person i veçantë që do të mbahet mend përgjithmonë”.

FOTO GALERI
3/3
12 ditë pas kërkimeve të dëshpëruara për Atsu, përfaqësuesit njoftuan se fatkeqësisht trupi i tij ishte gjetur sot

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA