Fshati turk ku toka ra 3 metra poshtë pas tërmetit shkatërrimtar (fotot)

18/02/2023 19:30
“Në Antakia ndërtesat u shembën ndërsa këtu toka është ulur të paktën tre metra”, thotë vendasi Mahir Karatas

Shtëpia e Mahir Karatas në fshatin Demirkopru, në provincën jugore turke të Hatay, dikur ishte me pamje nga rruga, por tashmë pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit ajo qëndron gati një kat më poshtë.

Tronditjet vrasëse me magnitudë 7.8 që goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje shkaktuan një çarje duke ndarë fshatin në dy pjesë.

“Në Antakia ndërtesat u shembën ndërsa këtu toka është ulur të paktën tre metra”, thotë vendasi Mahir Karatas, mes shkatërrimit të shtëpisë së tij.

“Nëse shihni prapa meje, shtëpitë kanë rënë 3-4 metra më poshtë, askush nuk kishte parë diçka të tillë”, shton ai.

Murat Yar, gjithashtu rezident në Demirkopru konfirmon tmerrin e rënies së tokës në lartësi.

“Kjo vazhdoi gjatë tërmetit, në fillim toka u ngrit disa metra pastaj ra 3-4 metra poshtë.”

“Pasi nxorëm të plagosurit në pamë se terreni kishte rënë. Vëllanë tim u detyruam ta nxirrnim nga një vrimë. Kishte gra që po dilnin vetë nga toka me ujë”.

Murat Yar shton më tej: “Toka këtu u bë si një ishull, ngrihej lart dhe binte prapë poshtë, më pas rrëshkiti anash rreth 20 metra dhe prej saj shpërtheu uji e rëra”.

Gruaja e tij Hatixhe Sahan, shtoi për rrjetin AFP: “Nuk mund të kishim imagjinuar diçka të tillë. Ka pasur tërmet më parë, por më të dobët. Nuk kishim parë diçka të tillë në jetën tonë, ishim të tmerruar”.

FOTO GALERI
2/7
Tronditjet vrasëse me magnitudë 7.8 që goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje shkaktuan një çarje duke ndarë fshatin në dy pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA