“Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog, epilog që e rikonfirmoi presidenti Biden në letrën e tij drejtuar mua dje, ajo është njohja recirpoke”, ka thënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani ne fjalimin e saj në Kuvend.
Në ditën e shënimit të përvjetorit të pavarësisë, Osmani ka thënë se kujtohet sakrifica e qëndresës së brezave shqiptar.
Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë, Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës po forcohen dita ditës.
“Duke bartur në kujtesë këtë akt sublim më lejoni ta përgëzoj secilin qytetar për kontributin në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët. Të kujtojmë sakrificën dhe qëndresën e brezave. Të kujtojmë presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, ti kujtojmë bijtë e bijat tona të cilët sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të vendit, komandantin historik Adem Jashari. Sot rikujtojmë dhe falënderojmë miqtë tanë, aleatët tanë që i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë e miq të lirisë”, ka thënë Osmani.
“Në këto 15 vjet Kosova është zhvilluar e forcuar si shtet i ri, ka dëshmua kulturë demokratike në funksionimin e institucioneve. Institucionet tona po forcohen dita ditës e kjo është e arritur e madhe e qytetarëve tanë. Sfidat na kanë bërë të përplasemi së brendshmi ngase pikëpamjet kanë qe ë të ndryshme por gjithsesi na kanë bërë më të fortë. Ne nuk duhet të lejojmë që shoqëria jonë të polarizohet karshi sfidave të tilla, në përballje me Serbinë duhet dhe jemi një. Forcimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës është mision i gjithsecilit”, ka shtuar presidentja Osmani.
Top Channel