Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha gjatë seancës solemne të 15-vjetorit të Pavarësisë të Kosovës se shpallja e pavarësisë është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar.

“Sikur sot 15 vite më parë në po këtë sallë 109 përfaqësues të zgjedhur nga populli i Kosovës hodhën firmat e tyre për Pavarësinë e Kosovës. Kontinetit të Evropës ju shtua edhe një shtet i ri, kurse botë perëndimore ju shtua edhe një vend ku vlerat demokratike janë thelbi i çdo kursi shoqëror”, ka thënë Kurti.

“Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë dhe secilës jetë të dhënë për lirinë e vendit”, ka thënë Kurti.

“Si mund t’i përmendim sot të gjithë ata që nuk ua dimë emrat, është fjala popull që tregon të gjithë ata”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA